Tiranë, bie nga lartësia, humb jetën roja i një pallati në ndërtim

15:40 | 13 Gusht 2020

Një person afro të pesëdhjetave ka humbur jetën në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të dytë, roja i objektit, shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

Lajmet më të lexuara