Tirana bllokohet nga karvani i super-veturave

09:38 | 5 Korrik 2017

Qindra supermakina do të kalojnë sot dhe nesër nëpër Tiranë, në karvanin më të famshëm të veturave të reja. Shumë rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara

Panairi dhe ekspozimi i makinave luksoze dhe atyre që janë modele të fundit, do t’i bllokojë të mekurën dhe të enjten disa zona të kryeqytetit shqiptar-Tiranës. Për këtë arsye Policia e Shtetit ka marrë masa për lëvizjen e automjeteve  nëpër disa rrugë periferike, pasi ky do të jetë ekspozimi më i madh i veturave në rajon.

Në sheshin Nënë Tereza, duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi i karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06.07.2017.

Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore: Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari,…mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja…

Po ashtu të bllokuara do të jenë edhe Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara