Tenton arratiset nga Drejtoria e Policisë, i arrestuari kapet 10 metra larg drejtorisë

16:54 | 25 Shtator 2020

Një i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës, për dhunë në familje, ndërsa po kryheshin proceduat për ta arrestuar ka mundur që të arratiset nga ambientet e saj.

Duke tentuar të largohet me vrap,. ai është kapur nga forcat Shqiponja 10 metra larg drejtorisë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i personit që tentoi të arratisej, por pritet që nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të ketë edhe një njoftim zyrtar./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara