Temperaturat nën zero, ky është moti për ditën e sotme

08:26 | 7 Dhjetorë 2017

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dukshme në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht mot i kthjellët dominon zonat Lindore.

Gjatë pasdites kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C në të dy ekstremet termike të ditës duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet në 13-14°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë por mesatare në ekstremin Jugor, me shpejtësi 27 km/h nga Veriu duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale