Taksë Kukës-Milot, taksë Tiranë-Durrës, kosovarëve ju shkon plazhi më shtrenjtë se në Maldive

00:44 | 13 Qershorë 2018

Jo vetëm në ‘Rrugën e Kombit’, por edhe në autostradën Tiranë-Durrës do të kalohet me taksë, kështu e ka menduar qeveria e kryeministrit Rama, që të presë turistët nga Kosova.

Lidhur me këtë çështje ka komentuar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili me anë të një përllogaritjeve të vogël, arrin në përfundimin se me kaq shumë taksa sa ka Shqipëria, kosovarëve u bie më lirë të kalojnë pushimet në Maldive.

Ja postimi i Tomorrit në Facebook:

Takse nga Kukesi ne Milot.

Takse nga Tirana ne Durres.

Tani duhet dhe nje takse ne segmentin Milot-Tirane dhe ja u kompleton mire kosovareve.

Do ju shkoje plazhi i Durresit me shtrenjte se Maldivet atyre.

O daj beji dy hesape para se te shtrish taksa vend e pa vend. Edhe nese duhet te kete nje takse ne Tirane-Durres ajo duhet vene vetem mbi kamionet dhe mjetet e tonazhit te rende se ata e demtojne rrugen.

Shpërndaje në rrjete sociale