Studentët shqiptarë në Turqi, mbledhin të holla nga bursat e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë e prekur nga tërmeti

11:51 | 4 Dhjetor 2019

Nuk mbeti njeri pa u mobilizuar e ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit.

E diçka të tillë kanë bërë edhe studentët shqiptarë në Turqi, ata po mundohen të ndihmojë në mënyrën e tyre, duke ndarë të hollat nga bursa e tyre, shkruan portali arbresh.info

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate të lëshuar nga studentët.

Kujtojmë se, rreth 6 milionë e gjysmë euro është shuma e përafërt e cila është mbledhur deri më sot në xhirollogaritë bankare të hapura nga Qeveria e Shqipërisë.

Këto para janë mbledhur nga kontributet e ndryshme humanitare të donatorëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara