Sqarimi i një dileme: Pse Italia nuk e donte Agron Xhafajn?

10:56 | 16 Maj 2018

Vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, në një letër publike thotë se do të dorëzohet vetë në Itali.

Ai është mbrojtur së bashku me vëllanë e tij vazhdimisht me faktin se Italia nuk është interesuar për çështjen e tij, duke mos kërkuar ekstradim.

Madje në letrën e sotme publike, Xhafaj shkon edhe më larg.

“Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qenë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar,” shkruan Xhafaj.

A është e mundur diçka e tillë?

Italia mund të tregohet indiferente, pasi edhe ajo synon që të mos mbushë burgjet e saj duke shpenzuar paratë e taksapaguesve të saj.

Problemi është tek Shqipëria, që siç raportojnë disa media të huaja, po kthehet në një strehë për kriminelët.

Shpërndaje në rrjete sociale