Sot në Berlin, Edi Rama takon Angela Merkelin

11:07 | 17 Shtator 2020

Ditën e sotme, në orën 13:00, kryeministri Edi Rama do të niset për në Berlin.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu raporton se kryeministri Rama në Berlin do të takohet me kancelaren Merkel.

Qëndrimi në Berlin do të vijojë me një darkë pune me grupin e miqësisë Shqipëri-Gjermani në Bundestagun gjerman.

Ndërsa të premten Rama do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e përvitshme të Sigurisë që mbahet në Berlin, ku marrin pjesë udhëheqësit e vendeve evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara