“Situatë ulëritëse”, Artan Hoxha jep alarmin për kriminalitetin në vend

00:55 | 15 Dhjetor 2019

Gazetari Artan Hoxha ndërsa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, është shprehur se situata është ulëritëse.

Nga studio e ABCNews, gazetari Hoxha tha se për fat të keq po del parashikimi i tij i disa ditëve me parë, kur tha se bandat dhe krimi do të shfrytëzojnë situatën pas tërmetit në vend.

“Më vjen shumë keq ta them që po del parashikimi. Kjo është ulëritëse. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, kjo është kohë e artë për botën e krimit”-tha Artan Hoxha.

Më tej, ai tha se policia shqiptare është nga më të keqpaguarat. “Policia dërgohet për të gërmuar, por nga ana tjetër nuk lamë qen e mace të Kosovës pa puthur e përqafuar.

Forcat e rendit, RENEA etj, morën duartrokitje dhe u vlerësuan mbrëmë në stadium nga qytetarët, por jo nga zyrtarët.

Policia jonë është më e keqpërdora. Çdo ditë janë nga 12 deri në 16 orë në punë dhe nuk do paguhen me orë shërbimi. Polici rri në shie në të ftohtë dhe uniforma i jepet një herë në katër vjet. Çfarë të bëjë policia, përtej fasdadës së kryeministrit dhe mazhorancës”-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara