Situata me COVID 19, Manastirliu: Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment te Trauma

09:08 | 30 Prill 2020

Ndonëse në luftë me armikun padukshëm, COVID 19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se edhe në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.

Ajo shton se aty ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment.

Statusi i plotë:

Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të #Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë ✅
Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës❗

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara