Siguria në plazhe, Klosi: Hetoni mbytjet dhe ndëshkoni përgjegjësit

16:21 | 11 Korrik 2018

Qeveria nxit organet e drejtësisë që të nisin hetimin për çdo rast të humbjes së jetëve në plazhe për të qartësuar përgjegjësit ligjore dhe ndëshkimin ndaj tyre.

Pra, për të verifikuar nëse 3 mbytjet në det të shtunën në Durrës dhe Sarandë kanë ndodhur ose jo në kushtet e mungesës së zbatimit të vendimit të qeverisë për “Sigurinë në Det”.

Nisur nga alarmi i ditëve të fundit për pasigurinë në plazhe, përmes një shkresë zyrtare, që ministri i Turizmit, Klosi ka nisur në emër të qeverisë, paralajmëron 12 kryebashkiakët që kanë plazhe në territoret e tyre.

Ai kërkon prej tyre që të marrin masa urgjente për sigurinë, ose të ndërpresin kontratat me bizneset që kanë stacione plazhi me qira dhe që nuk e zbatojnë ligjin. Qeveria thotë se përgjegjësia është vetëm e bashkive./tch

Shpërndaje në rrjete sociale