Si ka ndryshuar figura e mësuesit në Shqipëri gjatë 3 dekadave

20:25 | 13 Shkurt 2020

Figura e mësuesit ka pësuar ndryshime këto 3 dekada. Tani ai drejton me dije, shembullin e tij dhe tolerancë. Mësuesi është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut, në mos përcaktuese për të ardhmen e tij.

Më tepër liberalizëm ka tani, atëherë ishte diktaturë. Figura e mësuesit sot është shumë e dashur.

Është një njeri i mire, si mami im. Në kohën e mëparshme nxënësi dëgjonte dhe zbatonte, ndërsa sot ti duhet ta bindësh fëmijën, pasi ai ka një mendim kritik dhe kjo është një arritje e arsimit. Duhet ta meritosh emrin mësues.

Është figurë e rëndësishme, pasi na ndihmon të çajmë në jetë. Ndër mësuesit veçoj mësuesen kujdestare, pasi e kemi si shoqe.

Nuk ta jep shkolla emrin mësues, por mënyra si ndërvepron me fëmijët. Mësuesi mua më jep kurajo dhe më mëson gjëra të reja. Arritja më e madhe është kur një fëmijë mezi pret të gdhihet e nesërmja, që të shkojë sërish në shkollë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara