Shtetasi shqiptar vret kunatën e tij

19:32 | 15 Shtator 2020

Një vrasje ka ndodhur në orët e pasdites në Tiranë, në zonën e Bathores. Deri më tani mësohet se krimi dyshohet se ka ndodhur brenda në familje.

Sot më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara