Shqiptari sulmon turistët spanjoll, ua goditi veturën për rreth 3 kilometra

13:22 | 17 Gusht 2019

Është siguruar videoja e momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo në Vlorë, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Turistët brenda furgonit janë të tmerruar. Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ekskluzive, ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty. Por rruga bëhet e vështirë.

Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët.

Në atë moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie, report tv.

Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga cfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon,. duke ju hedhur mbi xham.

VIDEO ekskluzive e sulmit, Kokëdhima 3 km mbi kofanon e fugonit në ecje me turistët spanjollë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

VIDEO ekskluzive e sulmit, Kokëdhima 3 km mbi kofanon e fugonit në ecje me turistët spanjollë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Publiée par Shqiptarja.com sur Samedi 17 août 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara