Shqiptari i akuzuar për vrasjen e avokatit grek tenton arratisjen nga burgu

22:55 | 7 Gusht 2020

Vrasësi i avokatit të grek Michalis Zafeiropoulos, Ibrahim Brahimi tentoi të arratisej nga burgu i Korfuzit të enjten (6 gusht).

Gjatë kontrollit të qelive nga ana e gardianëve të burgut, mbrëmjen e djeshme, ata nuk e panë brenda e më pas filluan ta kontrollonin në ambjentet e burgut.

Por vetëm disa minuta më pas, ai ishte rikthyer në qeli. Kjo i ka bërë të dyshojë gardianët të cilët vendosën të bëjnë një kontroll brenda dhomës së tij.

Ata konstatuan se në tavanin e qelisë, shqiptari Brahimi kishte bërë një vrimë nga ku kishte tentuar të arratisej, por duke mos e ditur planimetrinë e burgut, ai ishte nuk ja kishte dalë.

Sipas CNN në Greqi, Brahimi nuk nguroi që t’i sulmonte gardianët e burgut.

Ai është konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë pas vrasjes së avokatit të njohur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara