Shqipëri, pamje nga pasojat e motit të keq

19:33 | 24 Shtator 2020

Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditë sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësve, etj.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group Sh.A po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik nga moti i keq.

Avaria preku disa zona, me pasoja kryesisht në Lezhë, Burrel, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Për menaxhimin e emergjencës, OSSH angazhoi në terren 1800 punonjës, duke sjellë normalizim të situatës, sipas të të cilës, nga raportimi i orës 16:00, kemi përmirësim të furnizimit me energji elektrike në masën 90%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara