Shqipëri, 139 raste të reja me Covid-19 dhe 6 viktima

16:30 | 5 Gusht 2020

Koronavirusi ka shënuar një tjetër shifër negative këtë të mërkurë (5 gusht) në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën 6 pacientë me një shifër total prej 182 viktimash.

Gjithashtu nga 561 teste të kryera, 139 u regjistruan pozitiv me koronavirus me një numër të përgjithshëm prej 5,889 të infektuarish.

E rëndë paraqitet situata me të shtruarit në spitale ku aktualisht ndodhe 110 pacientë. 21 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 të shëruar.

Të infektuar – Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Të shëruar – Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar – Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Viktima – Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë

Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)

Testime totale            43764

Raste pozitive              5889

Raste të shëruara         3123

Raste Aktive                2589

Humbje jete             182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1451

Durrës                         302

Shkodër                       230

Fier                              103

Vlorë               94

Lezhë               86

Korçë               82

Kukës               80

Elbasan                        55

Berat               43

Dibër               32

Gjirokastër      26

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara