Shkrumbohet nga flakët peshkarexha në Durrës, marinarët shpëtojnë duke u hedhur në det

15:30 | 29 Maj 2020

Pak minuta me parë ka marrë flakë një anije peshkimi në Durrës.

Anija me ermin “Anxhela” ka qenë rreth 6 milje nga bregu.

Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, ndërkohë kanë shpëtuar 3 marinarë, duke u hedhur në det.

Ata kanë tentuar që t’i shuajnë flakët, por nuk kanë mundur dhe kështu janë hedhur nga anija.

Mësohet se anija është përfshirë komplet nga flakët dhe dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në bateri.

Një barkë tjetër peshkimi e quajtur “Arlo” e cila ndodhej 15 minuta larg në gjueti u nis dhe ka shpëtuar tre peshkatarët që ishin hedhur në ujë.

Anija “Arlo” i ka transportuar drejt portit të Durrësit dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë, rojet bregdetare dhe policia kufitare janë nisur drejt vendit të ngjarjes./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara