Shkon në 59 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

23:01 | 29 Qershor 2020

Një 69-vjeçar nga Shkodra ka vdekur nga pasojat e COVID-19 të hënën pasdite në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, deri më tani në Shqipëri nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 59 persona.

“Viktima e fundit ishte i shtrirë në spital për dhjetë ditë, ndërsa gjendja e tij ishte e rëndë për ditë të tëra. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive me medikamente dhe kujdes të stafit mjekësor, ai nuk ka mbijetuar. 69-vjeçari ka vuajtur edhe nga hipertensioni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara