Shifrat e bujqësisë, 22% e prodhimit të perimeve vjen nga serrat

21:25 | 10 Shtator 2019

22% e totalit të prodhimit të perimeve në shkallë vendi vjen nga serrat.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëjnë të ditur se rritja e konsiderueshme e prodhimit në serra ka përafruar prodhimin me kërkesat e tregut, si dhe ka shtuar nivelin e eksporteve.

Masat mbështetëse në formë granti nga buxheti i shtetit kanë orientuar fermerët që të investojnë dhe të mbjellin kultivarë që kërkon tregu, bazuar në kriterin minimal për sipërfaqe toke jo më pak se 0,2 hektarë.

Zhvillimi në këtë sektor ka dhënë impakt në rritjen e ekonomisë familjare për zonat rurale, duke plotësuar nevojat e tregut të brendshëm dhe ka rritur konsiderueshëm eksportet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara