Shfrytëzonin punëtorët shqiptarë dhe afrikanë, arrestohen pronarët e ‘pangopur’

17:14 | 13 Shkurt 2020

Tre pronar ndërmarrjesh janë vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për shfrytëzim të punëtorëve shqiptarë dhe afrikanë në punë.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi të gjatë nga policia ku rezultoi se shfrytëzimi i punëtorëve nuk ishte vetëm në orët e zgjatura dhe pagat e ulëta por edhe tek mënyra se si i linin të jetonin punëtorët. Po kështu policia mësohet se ka arrestuar edhe tre gjermanë ndërsa në kërkim janë shpallur disa të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen për shfrytëzimin e 45 punëtorëve të fermave që kishin. Ata dyshohet se i detyruan punëtorët të punonin mbi 10 orë në ditë për më pak se 3 € në orë. Policia është ende në kërkim të të dyshuarve të tjerë të bandës, të cilët akuzohen për rekrutimin e punëtorëve.

Sipërmarrësit e arrestuar janë identifikuar si Libero Perugini, 38 vjeç, i cili është në burg, si dhe Giovanni Capocchiano dhe Natale De Martino, të dy 66 vjeç, të cilët janë vendosur në arrest shtëpie.

Sipas mediave italiane megjithëse të gjithë punëtorët ishin të punësuar ligjërisht, ata u detyruan të punojnë në kushte të rënda. Mërgimtarët afrikanë paguheshin midis 3.5 € dhe 4 € në orë ndërsa punëtorët shqiptarë fitonin 6 € në orë.

Disa punëtorë të fermës u detyruan të flinin në furgonë ose kasolle pa banjë dhe duhej të paguanin ” 15 euro në muaj ” për akomodimin e tyre në këto kasolle./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara