Sherr në mes të bllokut, prangosen 12 persona

10:24 | 8 Shtator 2019

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se një sherr me armë zjarri ka ndodhur në një lokalin pas një konflikti mes disa personave që ishin brenda ambienteve të “clubit”.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në lokalin e natës, 12 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje./Albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara