“Shërbimet e huaja filmuan Ramën dhe Tahirin në një takim kriminal”

23:51 | 26 Tetor 2017

Sipas gazetarit Basir Çollaku, fakte të tjera pritet të publikohen shumë shpejt në media, duke mos përjashtuar filmimet.

Gazetari tha se të regjistruar në video janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

“Në përpjekjen kur zoti Tahiri, në kulmin e debatit të avionëve tentoi të qëndronte në detyrë, ajo që e ktheu në detyrë ishte një shkëmbim i natyrës kriminale. Kjo është e filmuar nga shërbimet partnere. Do të bindemi shumë shpejt” – u shpreh gazetari Basir Çollaku. Në studion e “Opinion” Çollaku tha se edhe agjentët e antidrogës të intervistuar prej tij janë kërcënuar me shprehjen “na keni kundër edhe neve edhe shtetin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara