Shënohet rast i ri me bakterin “MRSA”

19:18 | 14 Mars 2019

Rasti i dytë me bakterin “MRSA” është gjetur tek një fëmijë i klasës së gjashtë në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel. Edhe pse Inspektorati akoma nuk e ka konfirmuar, prindi i nxënësit thotë se analizat për bakterin i kanë dalë pozitive.

Shumica e prindërve sot nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në mësim nga frika e përhapjes së sëmundjes. Ndërrimi i parë është zhvilluar në gjysmë, ndërkaq ndërrimi i dytë nuk është mbajtur fare sepse prindërit kanë refuzuar t’i lënë fëmijët në hapësira të pa dezinfektuara.

Tash e dërgova në shtëpi fëmijën për shkak të këtij bakteri, nuk e di çka po ndodh”

“Tani kam ardhur të konsultohem me mësuesen ta shoh se çka është gjendja. Më duket se në ora 18:00 do ketë mbledhje të Këshillit të prindërve dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Të zgjidhet problemi, ka institucione që duhet të merren me këto probleme, ne nuk e dimë unë si prind tani kuptova”

Disa nga prindërit dyshojnë madje se bakteri mund të shkaktohet si pasojë e papastërtisë në hapësirat e Shkollës.

“Kemi frikë shkaku i bakterit. Si prind kërkoj më shumë pastërti të ketë. Sa e shoh unë, këtu WC janë të papastra, shumë herë ndjehet era edhe nëpër korridore, kur kaloj kundërmon erë e keqe”

“Kur shkojë në tualet shumë erë e keqe vjen”.

Thuajse të gjithë prindërit në këtë Shkollë qëndruan me orë të tëra në takim me drejtoreshën e shkollës dhe kreun e komunës së Butelit, pas çka është vendosur që të shtunën të bëhet dezinfektimi total i shkollës. Gjatë qëndrimit të ekipit të ALSAT, u vërejt edhe prania e ekipeve të Inspektoratit sanitar dhe Institutit të Shëndetit Publik të cilët kanë marrë mostra për analizë tek të gjithë nxënësit që kanë qenë me një klasë me të infektuarin e fundit. Nga kryesia e këshillit të prindërve të kësaj shkolle kërkojnë që të autoritetet përkatëse të bëjnë analiza falas për të gjithë nxënësit, me qëllim që të detektohen të gjitha rastet e prekura, si dhe të ketë më shumë pastërti.

Ne kërkojmë që të bëhet dezinfektim total i shkollës dhe kërkojmë nga ana e ISHP të bëhen analiza falas të të gjithë nxënësve që mësojnë në shkollë, këto janë kërkesat tona. E jona si prind është shqetësimi, shqetësimi se duhet të dezinfektohet e gjithë shkolla dhe të ju merren monstra të gjithë nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Gjatë tetë viteve që kanë kaluar, ne kemi kërkesa pernmanente për higjienën, ngritjen e nivelit të higjienës në shkollë”- tha Imer Aliu, kryetar i Këshillit të prindërve

Pas dezinfektimit pritet që Komisioni i Sëmundjeve ngjitëse të jep drejtim për hapat e mëtutjeshëm. Ndryshe, në këtë shkollë mësojnë rreth 650 nxënës, ndërkaq e njëjta posedon vetëm dy tualete njëra prej së cilës tanimë disa muaj po rinovohet dhe është jashtë funksionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara