Shembja e teatrit, aktorja Vinca i reagon Ramës

00:24 | 24 Gusht 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar është edhe aktorja kosovare, Ilirie Vinca.

Për këtë shkrim të kryeministrit Rama ka reaguar vetë aktorja, e cila ka thënë se këtë mendim nuk e ka dhënë për Teatrin Kombëtar dhe se po reagon pasi që është hera e dytë që po ndodh një keqkuptim i tillë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili ka thënë se nuk e ka sajuar këtë deklaratë të artistes, por që iu ka referuar shkrimeve të mëhershme që janë publikuar në mediat e tjera.

Rama ka zgjedhur që të mos e fshijë postimin, pasi që sipas tij është mirë të informohen të gjithë se shkrimi i tij nuk është ndërtuar në deklarata të rreme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara