Seanca të reja për lëndët “Titanik”, “Total”, dhe “Arka”

08:56 | 21 Dhjetor 2018

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndën e Prokurorisë Sociale Publike “Titanik”, “Total” dhe “Arka”.

Lënda “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore gjendet në procedurë dëshmuese. Në seancën e kaluar u paraqitën dëshmi materiale. Prokurorja Lile Stefanovska tha se ka rreth 5.900 dëshmi materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtari Osman Shabani në seancën e kaluar konstatoi se është njoftuar nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, se heqin dorë të përfaqësojnë atë në procedurë të mëtutjeshme.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Gjykim është caktuar edhe për rastin ‘Arka”, ku është i akuzuar ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakomovski, ish- ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe se kanë dëmutar buxhetin për 862.045 euro në furnizimin e pajisjeve elektro-komunikatave për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe shfrytëzimi i tyre nga Britania e Madhe.

Në bankën e të akuzuarve do të ulet edhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, i cili është i akuzuar për fshehje tatimi në rastin “Total”.

Ai sipas aktakuzës akuzohet për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik.

Furnizimin e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse te firmat nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një firmë ka pasur vetëm një të punësuar.

Lajmet më të lexuara