Samiti i NATO-s, Rama: Vlerësim pozitiv për Shqipërinë

17:39 | 11 Korrik 2018

Kryeministri Edi Rama bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e NATO-s”.

Gjithashtu, sipas kreut të qeverisë, vendi ynë ka marrë vlerësime për “rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”.

“Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkroi Rama./tch

Shpërndaje në rrjete sociale