Rudina Hajdari: Rama po kërcënon qytetarët me burgosje, në një javë ka përmendur 674 herë fjalën ‘burg’

12:19 | 16 Prill 2020

Deputetja opozitare, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në Kuvend tha se është kundër nismës së mazhorancës për ndryshime në Kodin Penal për të dënuar me burg të gjithë shkelësit e masave kundër koronavirusit, që përhapin me qëllim virusin.

Hajdari tha se ka ardhur koha që të happen burgjet, por jo për qytetarët, por për pushtetarët, që kanë zhvatur këto 30 vite popullin dhe që vetë jetojnë në luks si sheik ndërsa sulmoi dhe kryeministrin Edi Rama, kur tha se po kërcënon çdo ditë qytetarët me burgosje dhe në një javë ka përmendur plot 674 herë fjalën ‘burg’.

“Sikur ky realitet i hidhur të mos mjaftonte, sot kryeministri del në cdo ekran, telefon, që t’iu kërcënojë, duke iu thënë se do iu burgosë. Ju kërcnëon cdo ditë me burgosje. Ky është turpi më i madh që po ndodh, që një i infektuar që del jashtë të kërcënohet me burgosje. E gjithë bota thotë që qytetarëve iu duhet thënë më shumë shpresë, më shumë pozitivitet, ndërsa ky kryeministër ka përdorur fjalën burg për një javë 674 herë.

Burgu është zgjidhja për cdo krizë për të dhe ja ku jemi sot me paturpësinë më të madhe për të votuar këto ndryshime. Ka ardhur koha që burgjet të happen në fakt, por jo për qytetarët. Duhet të luftojmë së bashku për të future në burg ata pushtetarë, që kanë zhvatur qytetarët nga pasuria kombëtare, ndërsa vetë jetojnë në luks si sheikë. Këto ditë do të vijnë, unë kam besim të plotë, por duhet të luftojmë së bashku”, tha Hajdari./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara