Rudina Hajdari i del në mbrojtje ministres që shpenzoi 706 euro për një natë në hotel

22:15 | 26 Gusht 2019

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me çështjen e akuzave ndaj shpenzimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Në një postim në Twitter, Hajdari I cilëson akuzat si të pabaza dhe të kurdisura që nuk kanë as tagrin moral.

Sipas Hajdarit, akuzat ndaj ministres janë thjesht alibi për të hedhur ndaj saj baltë.

“Ndonëse @GjonajEtilda është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë.”/vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara