Reshjet e dëborës përfshijnë të gjithë Shqipërinë

15:03 | 9 Janar 2019

Reshjet e dëborës përfshinë prej mesnatës thuajse të gjithë vendin. Në gjendje Në qarkun e Gjirokastrës, si pasojë e dëborës së dendur, jane të bllokuara fshatrat Zagorie, Frashër, Kurvelesh e Golem.

Në qytet trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri në 20 centimetra, ndërsa qarkullimi në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër bëhet vetëm me zinxhir. Kushtet e motit kanë detyruar Drejtorine Arsimore të këtij qarku të pezullojë procesin mësimor.

Edhe në Dibër reshjet e dëborës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej të hënës. Prefekti i Dibrës thotë se deri më tani nuk ka asnjë problem, ndërsa për të mbajtur akset rrugore të kalueshme janë vënë në gatishmëri firmat e mirëmbajtjes.

Edhe në Dibër disa shkolla në zona të thella e kanë pezulluar procesin mësimor, për ta vazhduar pas përmirësimit të situatës. Trashësia e dëborës ka arritur në 20 centimetra.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se aktualisht nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, por cilëson se në veri të vendit lëvizja bëhet vetëm me zinxhir./tv klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara