Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:25 | 10 Dhjetor 2019

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 15ºC.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara