Raste të reja me COVID-19 në Krujë

10:35 | 22 Maj 2020

Dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Krujë.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë zinxhir i rasteve të mëparshme me koronavirus.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë analizat e 9 tamponeve.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar./Syri.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara