Rama: Me Tahirin i vendosnin deputetët shefat e komisariateve

23:51 | 13 Shtatorë 2018

Edhe pse publikisht asnjëherë nuk e ka sulmuar, Edi Rama duket se për të mbrojtur qeverinë e tij të dytë lëshon herë pas here akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kështu ndodhi edhe sonte, ku përballë Eni Vasilit në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Rama ka akuzuar Saimir Tahirin se, kur ai ishte ministër, shefat e komisariateve emëroheshin nga deputetët.

Deklaratën Rama e bëri kur ka shpjeguar se pse përjashtoi deputetin e Laçit, Gjetan Gjetani.

‘U përjashtua se bënte shantazh që do iki.

Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë.

Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë’, u shpreh Edi Rama

Shpërndaje në rrjete sociale