Rama: Të rinjtë e shkolluar në punë më meritë, në këtë vend me devotshmëri mund t’ja dalësh

17:30 | 17 Tetor 2020

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë një video të një vajze ekselente, e cila thotë se me punë e mund në Shqipëri mund t’ia dalësh.

Rama shprehet se qeveria po jep shembullin sesi me studime dhe mundim, mund të punësohesh e të shërbesh për vendin tënd.

Postimi i Edi Ramës:

TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ja dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre❤️🙏

Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë” 👉 http://punetembare.gov.al/ 🖥 Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nënpunëses së shërbimit civil.👏

Si Arlinda, janë 6️⃣0️⃣2️⃣studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 4️⃣9️⃣1️⃣ prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.😃

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara