Rama nga Brukseli: Ka dakordësi për metodologjinë e re, përpjekje për të rilindur zgjerimin

22:37 | 16 Shkurt 2020

Pas më shumë se një ore Konferenca e përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor” e mbajtur në Bruksel është mbyllur.

Në një dalje për mediat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur edhe një prononcim për mediat pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi sfidat e përbashkëta, metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Për sa u përket hapjes së negociatave kryeministri Rama është shprehur se pavarësisht asaj që do të vendosë BE, duhet të thotë si qëndron e vërteta dhe jo të lë ‘topin’ në derën e Shqipërisë. Sipas Ramës sido që të jetë vendimi i BE do të bëhet sipas vendimeve dhe diskutimeve të tyre të brendshme.

“Jam i fokusuar te ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë, Konferenca e Donatorëve nesër . Ajo që kam thënë dhe e them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë ndërkombëtarë, të paktën të thonë të vërtetën që të mos mbetet topi në derën tonë. Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.

Pas takimit foli edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila u shpreh se prioriteti sot ishte Ballkani Perëndimor. “Kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe është në interesin tonë ta kemi afër Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.

Për sa i përket Shengenit Ballkanik, Rama nga Brukseli theksoi se kjo nismë do të vlerësohet në të ardhmen nga BE.

Ai shprehet i bindur se Shengeni Ballkanik bie dakord në parim me katër shtyllat e BE por thotë se duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion. Pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pas ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mdhaja. Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal.”- tha Rama

Ka qenë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ai i cili thirri takimit informal të mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim mori pjesë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara