Rama në familjen që humbi dy anëtarë: Çfarë presim të marrim nga Konferenca e Donatorëve

20:55 | 13 Shkurt 2020

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në banesën e re në Tiranë, të familjes Cuka nga Thumana që në 26 nëntor humbi dy prej anëtarëve të saj. Gjatë bashkëbisedimit me familjarët, Rama tha se ka shpresë të marrë fonde të hënën në Konferencen e Donatorëve që mbahet në Bruksel. “Pritshmëria ime është të kemi një mbështetje që të kemi një mundësi që bashkë me fondet tona dhe dy idetë të tjera të plotësojmë nevojën për rindërtimin”, u shpreh ai. Më herët kryeministri ka deklaruar se fatura e rindërtimit pas termetit të 26 nentorit është rreth 1 miliard euro.

Edi Rama: Ishim me kryebashkiakët dhe po shohim ecurinë. Po bëjmë projektin tonë, për pak do përfundojë. Po bëhen me shpejtësi pasi duan kohë, duan edhe dy vite por po punojmë shpejt me infrastrukturën. Do të bëhet një ndërhyrje shumë e madhe. Do riorganizohet gjithë zona. Do ndërtojmë dhe dy hapësira për njësinë administrative dhe është goxha projekt i mirë, është ndryshim i madh. Tani kemi të hënën këtë Konferencën e Donatorëve, të shohim çdo marrim… kemi punuar intensivisht me kontaktet dhe takimet edhe kemi një ndjesi të mirë. Nuk do të jetë diçka e thjeshtë simbolike apo diçka shumë shumë nën pritshmëritë tona.

Pritshmëria ime është të kemi një mbështetje që të kemi një mundësi që bashkë me fondet tona dhe dy idetë të tjera që do t’i vëmë në lëvizje pas pak, ta plotësojmë nevojën.

Ta shërojmë këtë plagë…Ata që ikën nuk i kthejmë dot por atyre që u goditën t’u japim një jetë të re. Të gjithë do të kenë banesa më të mira se ato që kishin. Kjo është sfida! Tani është mirë të sistemoheni këtu. Nuk është larg por as afër. Ti Bujar je në rregull. Kush ka zanat s’ngelet në baltë. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara