Rama në Bruksel për negociatat – takime me Mogherinin, Tusk dhe Junker

15:35 | 11 Qershor 2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel për dy qëllime, i pari për në vijim të procesit të lobimit për çeljen e negociatave dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

Pas vetëm 7 ditësh në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet edhe hapja e negociatave me Shqipërinë, e për këtë Shqipëria ka nisur edhe një fushatë lobimi.

Por vizita e Ramës në Bruksel do të shërbejë edhe një panoramë më të fundit të situatës politike në Shqipëri, ku do të takohet me Federica Mogherini, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, me të cilin në 19:30 do të dalin në konfeencvë të përbashkët për shtyp.

Deri tani nga perëndimi ka pasur vetëm dy qëndrime me vendimin e Presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Nga zëdhënësja e Federica Mogherini, Maja Kocijanciç, e cila në një postim në Twitter shkruante se “kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Ndërsa reagimi tjetër ka ardhur nga Kreu i OSBE-së, Lajçak, i cili u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt, për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara