Rama anulon vizitën në Delvinë, shkak vdekja tragjike e një 13 vjeçari

22:31 | 10 Gusht 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka anuluar një vizitë në Delvinë ditën e sotme për shkak të vdekjes tragjike të 13-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e të dielës.

Abcnews.al mëson se kjo ky vendim është marrë pasi kryebashkiakja e Sarandës Majlinda Qilimi është tezja e të miturit të ndjerë.

Kjo ka shtyrë kryeministrin të anulojë këtë vizitë në qytetin e Delvinës ku do të shikonte nga afër përfundimin e punimeve të Ujësjellësit.

Nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë në tre orë, nga katër që është aktualisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara