Protesta, PD padit ministrin Lleshaj; Bardhi: Prokurorët që i shërbejnë qeverisë, të njëjtin fund

15:36 | 15 Prill 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paditur në Prokurorinë e Tiranës ministrin Sandër Lleshaj, si edhe disa efektivë policie për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë.

Sipas PD, përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën është i paligjshëm.

Në daljen për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se Prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj, pasi në të kundërt fundi i prokurorëve që i shërbejnë qeverisë dhe krimit do të jetë i njëjtë si i qeverisë.

“Fundi i prokurorëve që i shërbejnë qeverisë dhe krimit do të jetë i njëjtë si i qeverisë. Prokurorët nuk kanë për të kaluar vettingun duke i shërbyer qeverisë. Kjo qeveri i trajton qytetarët si njerëz të kategorisë së dytë”, u shpreh Gazmend Bardhi.

Po sipas tij nuk është ushtruar dhunë ndaj policëve, dhe se ata që shkuan në spital nuk kishin asnjë dëmtim.

“Aktorët-policë shkuan në spital sa për të bërë foto me ministrin”, u shpreh Bardhi./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara