Protesta kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë

19:35 | 8 Maj 2019

Është tensionuar situata në protestën kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Tiranë.

Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Vuçiq ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta pasi nesër dhe pasnesër do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara