Presidenti shqiptar Ilir Meta po vazhdon pushimet në Prevallë

09:34 | 14 Gusht 2019

Presidenti i Shqipërisë vijon pushimet në malësinë e Sharrit dhe konkretisht në Prevallë, ku po evidenton vlerat blegtorale dhe bujqësore të kësaj zone turistike.

Në një postim në Facebook, Ilir Meta thotë se nëse do të kishte një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, atë do ta fitonte Bajrami.

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, ka shkruar Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2428533360526256/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara