Presidenca: Iliri Meta gati të tregojë provat dhe videot

13:46 | 12 Shtator 2019

Ka reaguar Presidenca pas konferencës së djeshme të Metës, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ku paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Presidenca sqaron se disa media, që në reagim cilësohen si “portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve”, thuhet se, “vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019”.

“Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019. Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme”, thuhet më tej në reagim. /TCH/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara