Porti i Durrësit/ Gjenden 11 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shoferi i mjetit

09:53 | 17 Shtator 2019

11 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në portin e Durrësit, brenda një automjeti, ku një 50-vjeçar, drejtues i vetë mjetit është vënë nën pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S., banues në Zvicër, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara