“Policia mban të fshehtë atentatin”, djali i Spartak Brahos përgënjeshtron Berishën

23:44 | 26 Gusht 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në llogarinë e tij “Facebook” se ndaj djalit të deputetit socialist Spartak Braho është organizuar një atentat në Durrës, por që kjo tentativë ka dështuar. Ai tha se Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen.

Ndërkohë djali i Brahos ka reaguar për BalkanWeb duke hedhur poshtë akuzat e ish kryeministrit Berisha.

Ai shprehet se nuk është takuar me asnjë person ndryshe nga çfarë thuhet për të.

” Nuk jam takuar me asnjë njeri dhe nuk kam asnjë lokal. Nuk e kuptoj pse shtrembërohen faktet dhe ngjarja”, shprehet Arber Braho.

Postimi i Berishës:
“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbpershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!”-shkruan Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara