Po digjte shkurret në ullishten e tij, flakët i marrin jetën 73-vjeçarit në Memaliaj

13:00 | 17 Shtator 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Çërrilë, bashkia Memaliaj, ku një 73-vjeçar ka humbur jetë, teksa po digjte disa shkurre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, ku zjarri që kishte ndezur i moshuar doli jashtë kontrollit dhe në përpjekje e sipër për të shuar zjarrin, shtetasi H. H. ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara