Plas sherri, Ministri Gjiknuri -deputetit: Ti ke paguar 1 milion euro për deputet

00:32 | 13 Shkurt 2018

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damain Gjiknuri ka folur për herë të parë pas lajmit se ai është regjistruar nga prokuroria e Elbasanit duke folur me një biznesmen për afera korruptive.

Emrin e ministrit e zbuloi deputeti i PD-së, Agron Shehaj në një koment të rrjetet sociale.

“Meqë isha në Amerikë do të dilte dikush këtej nga Shqipëria të hidhte një shashkë. Është një thashetheme që nuk ka asgjë të vërtetë. Porsa i përket asaj që ka shkruar deputeti Shehaj është njëlloj sikur unë të shkruaj në Facebook që ka llafe që ai ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro për të qenë në listën e deputetëve për qarkun e Vlorës” – tha Gjiknuri në një intervistë për gazetaren Enio Vasili në News 24.

Shpërndaje në rrjete sociale