Plagoset rëndë 11-vjeçari në Fier

20:29 | 13 Shtatorë 2018

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Fierit ku ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 11 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se shtetasi A.XH, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier. I mituri u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. 33-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale