Plagos me armë zjarri 2 vëllezër, arrestohet adoleshenti

18:14 | 17 Mars 2017

Një Tiranë janë plagosur me armë zjarri dy shtetas ne ambientet e nje lokali. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1, Bathore, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L. C., 16 vjeç.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara