Petrit Vasili uron kreun e ri të Drejtësisë në SHBA, Jeff Session

12:29 | 9 Shkurt 2017

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili përmes një letre zyrtare ka uruar kreun e ri të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, Jeff Session.

Në letrën e tij, Vasili e konsideron zgjedhjen e Sessions në këtë detyrë si “një lajm të shkëlqyer dhe garanci për shtetasit amerikanë, sikurse edhe për vendet aleate si Shqipëria.

Me mirënjohje të thellë konstatoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një partner i ngushtë për institucionet shqiptare, ndaj gjej rastin të vlerësoj këtu ndihmën e Departamentit të Drejtësisë, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në konsolidrimin e shtetit ligjor në Shqipëri”, shkruan Vasili.

urimi petrit vasili jeff sessions

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara