Përgjimi ndaj Agron Xhafajt, prokuroria merr në pyetje tre deputetët e PD

16:17 | 16 Maj 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thërritur për t’u marrë dëshminë tre zyrtarëve të lartë të PD-së.

Në ambientet e Prokurorisë nesër në orët e paradites do të paraqiten tre deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

Mësohet se deputetët do të pyeten në lidhje me përgjimin audio të publikuar ditën e djeshme nga PD. Në konferencën për shtyp ku dhe u publikua audio për të cilën opozita pretendon se implikon direkt vëllain e Ministrit Xhafaj, të pranishëm ishin pikërisht deputetët që sot kanë shkuar në prokurori.

Deri më tani opozita nuk ka deklaruar se si dhe ku e ka gjetur përgjimin audio. Këtë të mërkurë, teksa mbroi Ministrin e tij të Brendshëm, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte kontaktuar me një kompani të huaj për hetimin e audios dhe sipas tij rezulton se ky përgjim është i manipuluar dhe fals. Rama foli dhe për përgjegjësi penale e burgosje për ata që kanë tentuar të hedhin baltë mbi Ministrin e Brendshëm.

Ndërkohë opozita pretendon se materiali kompromenton jo vetëm Agron Xhafajn por edhe të vëllain, Ministrin Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

Sakaq hetimet e prokurorisë kanë nisur që ditën e djeshme kur zyrtarë të organit të akuzës shkuan për të sekuestruar materialet e publikuara nga PD./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale